Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një bilanc të punës së policisë së shtetit. Gjatë fjalës së tij me drejtues të policisë, ai tha se janë shkatërruar 12 grupe kriminale.

Sandër Lleshaj: Lufta kundër krimit të organizuar ka shënuar rezultate shumë të rëndësishme dhe inkurajuese. Dy grupe të rrezikshme kriminale janë shkatërruar, ngjarje të vjetra kriminale janë zbardhur , bashkëpunimi operacional me partnerët është thelluar. 12 grupe të organizuara kriminale janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe dhe 125 anëtarë të tyre janë arrestuar. 205 armë zjarri janë sekuestruar gjatë kësaj periudhe.

Lleshaj foli edhe për flukset turistike, duke thënë se ato janë rritur me 10% nga viti i kaluar. 

Sandër Lleshaj: Flukset e rritura turistike janë menaxhuar me profesionalizëm dhe koha e pritjes në pikat kufitare të vendit është reduktuar në mënyrë të ndjeshme. Për këtë 6-mujor e kaluan kufirin tonë në hyrje-dalje rreth 9.5 milionë qytetarë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër ishte rreth 8.5 milionë. Pra kemi një rritje të konsiderueshme afër 10 % në flukset e lëvizjes në kufijtë tanë.