Një debat ka pasur dje edhe mes pedagogut Mark Marku dhe Blendi Fevziut në emisionin “Opinion” në lidhje me aktualitetin politik. Mark Marku pati si fillim një debat të ashpër edhe me ministrin Cakaj, por në një moment situata u nxeh edhe mes tij e Fevziut.

Marku i kërkoi Fevziut që të ndërpritej propaganda, pra të mos fliste më Cakaj dhe në këtë moment  ka nisur edhe debati. “Këtu do sillesh si të më dojë qejfi mua”, është shprehur ndër të tjera Fevziu ndaj Markut.

DEBATI:

Fevziu: Këtu do sillesh si të më dojë qejfi mua.
Marku: Ndërprite propagandën.
Fevziu: Edhe ai thotë që ti bën propagandë. Ai do iki tani.
Marku: Po s’po ikën.
Fevziu: Po ai do iki kur t’i them unë o Mark.