Autoriteti Portual Durrës njofton se në koherencë me nevojat e zhvillimit të mëtejshëm të mjediseve portuale, ka vënë në dispozicion të jahteve/anijeve turistike gjatë sezonit veror kalatën nr.4. 

"Nisur nga interesi në rritje i jahteve dhe anijeve turistike për të vizituar Portin e Durrësit, Drejtoria Operacionale dhe Teknike e APD-së kanë vënë në dispozicion kalatën 4.", thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook-un zyrtar të këtij institucioni.

Akostimi i tyre do të bëhet pranë kësaj kalate, e përshtatur brenda të gjitha kushteve teknike.

Kjo sipërfaqe do të jetë funksionale dhe lehtësisht e aksesueshme për anijet shëtitëse që do të zgjedhin të vizitojnë Portin e Durrësit përgjatë gjithë sezonit veror.