Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pikë skrapi në zonën e Fllakës në Durrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në zonën përreth.
“DurrësLajm” mëson se për shuarjen e zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse nga Shijaku dhe 1 mjet nga Durrësi, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Retë e dendura të tymit të zi janë të dukshme qartë edhe nga qyteti i Durrësit, ndërsa tymi është përhapur në një zonë shumë të gjerë.

Ndërhyrja vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.
Pritet që në vijim të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen.





