Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila i është bashkuar nismës "Edhe unë" për të mos votuar të dielën e 30 qershorit.
Në një postim në Instagram, Lila përcjell një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane! Shqipëria ka nevojë sot për mua dhe unë jam vendosur t’i dal për Zot vendit dhe të ardhmes sonë europiane! Të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Unë jam gati”, shkruan Lila.





