Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë.
Policia sqaron se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S.Gj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit E.K..





