Policia italiane ka zhvilluar një operacion kundër grabitësve në zonën e Beneventos, ku ka vënë në pranga 3 shqiptarë dhe një femër. Nga 4 të arrestuarit, tre janë lënë në burg, kurse i katërti është detyruar që të paraqitet në Policinë Gjyqësore.

Ky operacion mori emërtimin "Banda e vrimave" pasi hajdutët përdornin pikërisht një metodë të “vrimës” së dyerve për të grabitur më pas. Gjatë gjithë ditës së djeshme, njësitë policore të Beneveto dhe karabinierët e Cerreto Sannita ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Fermo për dërgimin në paraburgim të tre shqiptarëve dhe detyrimin për paraqitje në Polici të një të katërti.

Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer grabitje e vjedhje në Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta. Hetimi nisi pas vjedhjes së shtëpisë së një mjeku në 28 shkurt 2018. Katër shqiptarët, të armatosur me pistoleta dhe thika, kishin plagosur kunatin e viktimës dhe kishin vjedhur qindra euro.

Në 2 qershor 2018 ata kishin grabitur shtëpisë e një gruaje të re. Gjatë kësaj veprimtarie kriminale kishin shtënë në dorë 20 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë, por pa pasoja mbi njerëzit. Arrestimi i tyre është bërë në zona të ndryshme të Italisë, ku jetonin përkohësisht.