Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku ka mbetur i plagosur një i ri.

Mësohet se një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pas një sherri në shtëpi.

Mësohet se në shtëpinë e çiftit që kanë një fëmijë, ka shkuar kunati dhe nën efektin e alkoolit është konfliktuar me çiftin.

Në polici 17-vjeçarja ka treguar se kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.