Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Letoni ku humbi jetën efektivja e FA, Zafire Hasanaj.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe të afërmit e efektives Hasanaj.

"Dhimbje e respekt i thellë për efektiven e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj".