Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat kundër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi, të cilët sipas tij, po punojnë kundër interesit kombëtar.

Berisha ka publikuar në Facebook një foto ku shfaqen gazetari Baton Haxhiu, kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, ku shkruhet "Tradhtarët e Kombit".

"Një meme sa tri vëllime për Zografin Bis, Argatin in Chef dhe Miladinin shqipfolës!", shkruan Berisha.