Kur kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e deputetit të PS-së Fatmir Xhindi, zv/kryeministri Erjon Braçe ka hedhur akuza të forta për ekzekutorët.
Në një status në Facebook, Braçe thotë se deputetin socialist e vrau shteti.
"E vrane per te pastruar territorin elektoral nga nje politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, ne Roskovec te rajonit me te rendesishem elektoral, i majte, ne Fier!", shkruan Erjon Braçe.
Reagimi i plotë i Braçes:
FATMIR XHINDI ISHTE NJE VELLA!
Per te gjithe ishte nje vella!
Keshtu do te jete!
Dhjete vjet me pare, nje muaj para zgjedhjeve, per shkak te tyre-ai ishte i pathyeshem, Fatmir Xhindin e vrane ne porte te shtepise!
#EVRAUSHTETI!
E vrane per te pastruar territorin elektoral nga nje politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, ne Roskovec te rajonit me te rendesishem elektoral, i majte, ne Fier!
Vetem keshtu mund ta thyenin, duke e vrare! Me vote kurre! Se munden dot!
Burra si Fatmir Xhindi, rritur duke sherbyer per njerezit e rritur nga respekti i tyre, nuk thyen kurre se gjalli!
As se vdekuri! Kurre!





