E ftuar në studion e Mirela Milorit në “ABC News”, zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali duke komentuar protestat e opozitës, tha se qeveria mund të mbretërojë për 100 vjet.

“Me këto protesta qeveria rron e mbretëron për 100 vjet. U zunë rrugën shqiptarëve për punë, spitale, po bllokojnë ekonominë, dhe në përgjithësi është tentativë për t’i zënë rrugën shqiptarëve dhe Shqipërisë. Askush nuk e ngre çështjen e opozitës si çështje serioze. Nuk ka ndërmend njeri t’u hapë rrugë në zgjedhjen që ata kanë bërë për të shkuar drejt dështimit politik. Është zgjedhje e tyre, janë këshilluar nga partneret e SHBA e BE që të mos e hedhin këtë hap, zgjodhën ata bëjnë dhe tani janë në situatën që shohim. Por askush nuk toleron një sjellje që destabilizon”, tha Spiropali pas protestës së sotme të opozitës, ku u bllokuan rrugët në 12 qarqe të vendit.