Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ndodhur tek rrethrrotullimi në sheshin “Shqiponja” deklaroi për mediet se PD-ja nuk do të ulet në tryezë me shkaktarin e krizës politike, i cili sipas tij është kryeministri Edi Rama.

Sipas Bardhit, opozita nuk do të tërhiqet deri në përmbushjen e kërkesës së saj, që ka të bëjë me garantimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Sigurisht se kjo është në vazhdën që Edi Rama iu bën  presion qytetarëve. Ky është një fillim i aksionit opozitar, deri në pranim të  mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ka një qëndrim lidhur me këtë çështje të PD-së  sa kohë Edi Rama është kryeministri dhe sa herë ai është shkaktari, ne nuk mund të dialogojmë me këtë shkaktar. Është një kryeministër ilegjitim”– tha ai.