Tre kandidatë të tjerë nga listat e Partisë Demokratike kanë dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.
Kështu ata i hapin rrugë marrjes së mandatit të deputetit, duke u bërë emrat e rinj që i shtohen opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Tre kandidatet, të cilët synojnë marrjen e mandatit të deputetit janë; Krenar Rryçi, kandidat për qarkun e Durrësit, Kostaq Papa dhe Ares Ypi, kandidatë në Tiranë.





