Sipas ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza.
Vasilit shkruan në një postim në Facebook se Shqipëria u përfaqësua "për faqe të zezë" në Samitin e Berlinit, ndërsa shton se Rama "u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës për cepa buzëqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh."
POSTIMI I PLOTË
Edi Rama la Shqiperine pa negociata dhe Kosoven pa viza, kete s’e luan topi!!
Edi Rama ne Berlin i vuri vulen paaftesise dhe mediokritetit te tij.
Shkurt,u soll si shkollepak,pa klas,me nje provincializem lipizhari dhe lypes per cepa buzeqeshjeje apo tokje te rastesishme krahesh.
Ja cfare ndodhi ne Berlin Edi Rama:
1.Ja mbyllen gojen per projektin e poshter te shitjes se teritorit te Kosoves.
2.Shqiperine e la pa hapjen e negociatave per te cilat genjeu nje vit rresht shqiptaret.
3.La Kosoven pa viza per shkak te shtetit te tij te kriminalizuar.
4.E perfaqesoi Shqiperine per faqe te zeze me ata derdimene,qe kishte marre me vete dhe me te cilet gajaset Shqiperia.





