Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë, kryeministri Edi Rama foli për pjesëmarrjen e tij në Samitin e Berlinit. Kritikat ndaj mediave dhe politikës të Shqipërisë dhe Kosovës ishin kryefjala e kryeministrit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se nuk ishte në Berlin për çëshjen e negociatave të Shqipërisë dhe as të Maqedonisë së Veriut.

"Nuk kisha parë kurrë më parë dizinfomim dhe keqpërdorim më të madh politik dhe mediatik të një ngjarje politike ndërkombëtarë sesa ajo e marrëzive që e shoqëruan në Tiranë edhe në Prishtinë këtë samit. Ai samit nuk kishte asnjë lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e Samiti e cila sipas praktikës na u dha si draft për të dhënë opinionet tona nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE. Dhe një pikë e veçantë ishte për dialogun Kosovë- Serbi. Merkel kishte takim me mua dhe Zeav. Por sikurse ka ndodhur dhe herë të tjera në vigjilje të çeljes së negociatave këtu ndodh gjëma. Unë nuk shkova në zyrën e Merkel për tu njohur me çeljen e negociatave. Është e turpshme dhe e vajtueshme ato që u thanë këtu".