Aleatët e Partisë Demokratike Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë, ndërsa ndalesa e radhës ka qenë qyteti i Durrësit.

“Forumit për zgjedhje të lira”, i organizuar nga “Grupimi i Qendrës së Djathtë”, gjatë takimit në Durrës, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe gjithashtu kanë njohur mbështetësit e tyre me “Platformën për marrëveshje kushtetuese” me 12 pika, të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale që ka kapur vendin.

Partitë e Qendrës së djathtë e shohin qëndrimin e presidentit Meta në një linjë me shqetësimet e tyre.

Ata e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 maj.