Në një intervistë për Ora News, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, takimin me krerët e partive opozitare për zgjidhjen e ngërçit dhe samitin e djeshëm të mbajtur në Berlin mes qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas kreut të shtetit, “partitë duhet të largohen nga pozitat e të fortit për të bërë të mundur shmangien e krizës së pakthyeshme me pasoja të paparashikueshme".

Sipas Metës, tashmë jemi në tehun e greminës.