Bashkia e Dibrës i ka akorduar Kryeministrit Edi Rama titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin e projektit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Por kreu i qeverisë e ka refuzuar këtë titull mirënjohje. Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thotë se Rama falënderon Bashkinë e Dibrës, por është kundër dhënies së titujve për politikanët në detyrë.

“Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Kryeministrit Rama.