Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka komentuar takimin mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel, në vijim të punimeve të samitit të Berlinit, shkruan se “kryeministri nuk pritet të dëgjojë gjëra të mira në këte takim”.

Me anë të një postimi në “Facebook”, duke mos e kursyer ironinë, Manjani thekson se “Qartësisht, nuk pritet që udhëheqësi jonë të dëgjojë gjëra të mira aty. Se po të pritej, ehuuuuu ç’do bënin mediat sot! Do na kishin bërë anëtarë themelues të Bashkimit Europian”.

“Rama do takohet me Merkel”- është lajmi i ditës. Kaq propogandohet me të madhe nga media qeveritare. Dmth Merkeli do takohet me Ramën, do bëjë disa orë pushim, pastaj do takohet me Macron, Thaçin, Vuçiç e të tjerë si këto…

Askush nuk e zgjat më shumë se çfarë pritet të diskutohet në takim. Nuk ja mban askujt! Qartësisht, nuk pritet që udhëheqësi jonë të dëgjojë gjëra të mira aty. Se po të pritej, ehuuuuu ç’do bënin mediat sot! Do na kishin bërë anëtarë themelues të Bashkimit Europian”, shkruan Manjani.

Më tej ai shkruan se “nga ana tjetër as Kryeministri jonë nuk ka më ç’të thotë. E kam fjalën për gjëra me sens, se broçkulla pa dyshim mund të thote… Ndoshta mund të raportojë se si përzuri me “sukses” të plotë çdo investim gjerman në Shqipëri!!! Mund të raportojë se si edhe gjermanin e fundit, drejtorin gjerman të aeroportit, duan ta përzënë… Ja kanë bërë bénë! Ose thjesht mund të flasë për kufinjtë e Kosovës, se me të Shqipërisë ka mbaru punë…

Për çështjet e tjera, që i takojnë demokracisë sonë, pa dyshim fajin e ka PD dhe CDU… Në fund po të njëjtat media do raportojnë për një takim të suksesshëm si rrallë më parë. As kur ishim mirë me Merkelin nuk kemi qenë kaq mirë sa sot. Takim të mbarë!”