Nga Elbasani, ku mori pjesë në takimin “Bashkia që duam” kreu i qeverisë Edi Rama, u ngatërrua në shifra. Teksa po sillte në vëmendje bursat e studentëve, kryeministri Edi Rama u ngatërrua me shifrat gjatë takimit "Bashkia që duam" në Elbasan. 

Për të dalë nga situata, Rama përdori lapsusin e mëparshme nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha në parlament se 7×7 bëjnë 42. "Se kështu është ajo, më thuaj me kë rri të them se kush je.", tha më tej Rama.

"Në fund ajo që dua të them është se në një pikë s’na krahasojnë dot me asnjë, sepse ne i dëgjojmë njerëzit, i kemi dëgjuar edhe ata sa kemi plas, na e kanë rrokanis kokën përditë e kanë fol në parlament më shumë se ne. Luli ka mungu 6 muaj në parlament ka fol 3 orë më shumë se unë e thotë nuk kemi të drejtë fjale në parlament. Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë po jo të vendosim atë që duan ata. I kemi dëgjuar, tani gjërat janë të qarta, ata vendosën të ikin. Dolën me festë,e cdo të enjte vinin për të hy me zorr. Gjithë ajo festë për të dalë e pastaj sherri sherr, për të hyrë. Po shyqyr jemi në Elbasan jo në Tiranë, se do i kishin nëpër pemë sot. Vjen opozita në protestë hyp në pemë, e tund pemë, e ata rrinë poshtë e thonë Ik .. Ik.. Ik.. Mua më dridhet zemra, se thonë ik ik ik, për të ik unë,  po bie ai tjetri nga pema. E sot, qe kur morëm besim për të qeveris pa fallxhoren kemi dëgjuar 41 mijë njerëz. Edhe studentët kush i dëgjonte më parë. Dalin në protestë e thonë e para, mos afrohet opozita, e dyta këto duam të na i zgjidhë Edi Rama. Ndërkohë po të ishin normal ata do të thoshin të ikë Rama e të vinë këta, po jo ata thonin mos të vinë ata fare. E këta maskoheshin e futeshin në protestë. I dëgjuam dhe i dhamë të drejtë studentëve.  Dhe sot prindërit paguajnë 50 % të tarifës për të gjithë studentët, ata me ndihmë ekonomike apo të shkëlqyerit i paguan qeveria. Marrin edhe bursë, 1.2 mln lekë në vit. 200 mijë lekë në muaj, më falni 100 mijë lekë në muaj. Se u bëra edhe unë si Luli, 7*7 bëjnë 42. Se kështu është ajo, më thuaj me kë rri të them se kush je. Po ca të bëj, u detyrova të rri me atë që doja ta fus në zgjedhje , tani do prap të rri me të që të hyjë në zgjedhje po kam unë kohë të merrem me Lulin tani. Ore, unë mund të merrem prap po atë s’e le fallxhorja, se unë i them hajde po ajo i thotë jo edhe pak se këtu të filxhani E po bie L po ngrihet, e kam pa E përmbys, i thotë falloxhorja e mbyti në kafe turke e shkatërroi. Është rrit konsumi i kafes te SHQUP-i. Piq kafe, fut filaxhan ndiz furnelat." tha Rama.