Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se bëhet fjalë për kandidatin me numrin 35 në listën e Qarkut të Tiranës, Indrit Hoxha, i cili më herët ka mbajtur postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së.

Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t'u betuar më pas në seancën e radhës plenare. Bashkë me Hoxhën shkon në 111 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 18 nga PD.