Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e partive të vogla opozitare.
Në dalje nga takimi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dha sinjalet e para për zgjidhjen e krizës. Ai u shpreh se do të kërkohet nga Presidenti një tavolinë e përbashkët qeveri-opozitë.
“Ne do t’i kërkojmë Presidentit të thërrasë një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë, që të mos lejojmë shkatërrimin e vendit”, – tha ndër të tjera Mediu.





