Parlamenti ka miratuar sot me 90 vota pro të maxhorancës dhe "opozitës së re", përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, i cili mori dhe një votë kundër dhe 1 abstenim nga deputetët e rinj, do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar dhe nga Rudina Hajdari.

PARTIA SOCIALISTE

  • Damian Gjiknuri Bashkëkryetar
  • Bashkim Fino Anëtar
  • Alket Hyseni Anëtar
  • Klotilda Ferhati Anëtar
  • Blerina Gjylameti Anëtar
  • Vasilika Hysi, Anëtare

GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT

  • Rudina Hajdari, Bashkëkryetar
  • Mylym Murrizi Anëtar
  • Andi Përmeti Anëtar
  • Korab Lita, Anëtar

GRUPI PARLAMENTAR I PAVARUR

  • Nimet Musai Anëtar
  • Ralf Gjoni Anëtar