Prej tre ditësh një breshkë deti e pajetë po dekompozohet pranë shtëitores Taulantia duke shqetësuar edhe shumë banorë të Durrësit që shëtisin aty.

E çuditshme si kjo kafsha e ngordhur nuk është hequr e groposur në një vend të caktuar nga punonjësit e ndërrmarrjes komunale të qytetit por është lënë të dekompozohet në natyrë.

Breshka e ngordhur, e cila peshon rreth 70 kg, po dekompozohet duke u bërë shkak për përhapje infeksionesh në një prej zonave më të frekuentuara nga të gjithë qytetarët e Durrësit.

Pak metra larg kafshës ujore, gjenden lodrat e fëmijëve të cilët çdo pasdite argëtohen aty. E gjithë kjo zonë e shëtitores bregdetare është tejet e ndotur. Tonelata me leshterikë kanë pushtuar këtë zonë në shëtitoren bregdetare.

K.H.