Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale ka lexuar një pjesë nga një prej përmbledhjeve të eseve dhe shënimeve autobiografike të shkrimtarit, Ismail Kadaresë, “Mëngjeset në Kafe Rostand”, kushtuar kryeqytetit të Francës, Parisit.
I rrethuar nga një grup nxënësish, shefi i qeverisë përmes leximit të shënimeve të shkrimtarit të madh, përcolli mesazhin që leximi është dhe do ngelet ushqim shpirtëror për të gjithë njerëzit.
“LEXO ME MUA – Maratona e leximit në COD në Ditën Ndërkombëtare të Librit”, shkruan Rama në “Facebook”.
“Nuk është nga librat e rëndë të Ismail Kadaresë, që kërkojnë angazhim gati gati special për t’u dëgjuar nga fillimi deri në fund, por është një përmbledhje e një sërë reflektimesh të tij, që në tërësinë e tyre të japin kënaqësinë e vërtetë e të qenit lexues librash”, tha mes tjerash Rama.





