Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu për herë të 7-të seancën gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.
Shkak për shtyrjen e seancës ishte mosprania e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdani, si dhe kërkesa e Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses së gjykatës, Saida Sollaku.
Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.
Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.





