Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universitetit Politeknik publik të Tiranës, njofton se të hënën, më 22 prill 2019, në orën 14:07:28, ka regjistruar një tërmet M=3.2.

Ngjarja tektonike është lokalizuar në koordinatat 41.49° V, 19.51° L, në det afër bregut të detit Adriatik në Gjirin e Lalzit, me epiqendër në thellësinë 6,2 kilometra.

Lëkundjet e mëdha u ndien përballë kanalit shkarkues të hidrovorit, pranë rezorteve turistike, hoteleve dhe vilave luksoze.

Ndërkohë, të dielën, më 21 prill 2019, ora: 22:38:32, ka ndodhur një tjetër tërmet me M=2.8, në Ishëm, në koordinatat 41.55° V, 19.61° L, në thellësinë 8 km.

Th.M.