Fansat kanë sulmuar me komente Kylie Jenner në një nga fotot e fundit që ajo ka postuar në Instagram pasi ka dështuar haptazi me Photoshop-in.
Në fakt, Kardashianët kanë një histori të gjatë me gafat që shpesh bëjnë në përpunimin e fotove të tyre. Kësaj rradhe në fokus ka qenë Kylie, sepse fansat janë të bindur se dora që po shikoni në foto, në fakt nuk është dora e saj.
Kyçi i dorës duket shumë i vogël ndërsa gishtat shumë të gjatë. Vetëm pëllëmba me gishtat ka gjatësinë e krahut në tërësi, diçka për të cilën të gjithë biem dakord se është e çuditshme dhe e pamundur fizikisht.





