Tashmë të gjithë e dimë se Lionel Messi është martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonela Rocuzzo me të cilën ka tre fëmijë.
Për herë të parë është publikuar një foto e shkrepur në plazh në vitin 1998, kur ylli i Barcelonës ishte vetëm 10 vjeç, i shoqëruar nga mikesha etij më e mirë, sot gruaja dhe disa miq të tjerë.
Në foton emocionuese, Messi dhe bashkëshortja shihen të kapur për krahu, së bashku me disa fëmijë të tjerë në plazhin e Punta Mogotesit në Atlantik.
Messi në atë periudhë luante në një turne futbolli për të rinjtë në qytetin e Balcarce. Ndërsa Antonela kishte udhëtuar në zonë me prindërit të saj për të takuar kushëririn Lucas Scaglia, i cili ishte një nga shokët e ekipit të Messit.





