Mes këndimit, të qeshurave dhe i kapluar nga euforia, siç është normale pas shpalljes zyrtarisht kampion i një sezoni futbollistik, Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund thashethemeve të përhapura nga mediet italiane gjatë ditëve të fundit. Jam me të vërtet i lumtur, kam fituar titullin kampion në Itali në sezonin tim të parë këtu. Ka qenë një sezon i mirë për Juventusin, sepse kemi fituar edhe Superkupën.
Sigurisht që në Champions nuk na shkoi mirë, por do të tentojmë vitin e ardhshëm”, tha portugezi pas festimeve.I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të qëndrojë me 100 për qind te Juventusi, ai nuk hezitoi aspak të përgjigjej: Qëndroj 1000 për qind!I përlotur ndërkohë është shfaqur Leonardo Bonucci.
“Kemi shumë dëshirë të festojnë, sepse ky sukses vjen pas sakrificave të një viti. Më vjen keq sërish për Championsin, por sot e kemi transformuar zhgënjimin në grintë dhe energji. Ky titull, i teti për ne, është unik. Jam i përlotur, sepse ishte një vit i vështirë. Tashmë shohim nga e ardhmja, e duhet të rritemi ende”, tha mbrojtësi italian i rikthyer në Torino pas eksperiencës te Milani.
Në qendër të festës ka qenë edhe Giorgio Chiellini. “Juventusi është si një familje, këto ngjyra i kam në zemër dhe ky është momenti për të festuar. E kemi dashur këtë titull dhe sot po e shijojmë 5 javë nga fundi i sezonit. Nuk e di se kur mund të përsëritet kjo që po bëjmë në futboll, e mbi të gjitha në Itali ku nuk është e lehtë të fitosh 8 trofe radhazi. Championsi? Ky ekip po rritet dita-ditës, duhet të vazhdojmë kështu dhe rezultatet do të vijnë”, tha qendërmbrojtësi italian.





