Ajo është një nga gjyshet më të famshme në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Ijen, gjyshen e aktorit të humorit, Bes Kallaku. Ija ka një Instgram të vetin dhe numëron shumë ndjekës.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar 80-vjetorin në një festë të organizuar plot dashuri nga familjarët. Ajo që ishte po aq epike sa dhe videot gazmore të Ijes ishte torta. Ajo ishte e dekoruar në formën e tokës e mbjellë me perime, duke simbolizuar jetën në fshat të protagonistes së festës.





