Një video e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri teksa këndonte në një lokal në Bllok bashkë me këngëtaren Eneda Tarifa, u bë virale në internet disa ditë më parë.
E ftuar në "Pop Culture", Eneda tha se nuk e kuptoi pse video u bë virale pasi Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf si çdo person.
"Nuk e kuptoj pse video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtë të bëjë qejf. Ai ka një vesh të mirë muzikor, e njeh muzikën. Mund t’i bëjë fare mirë edhe back vokalet", u shpreh Eneda.





