Aktori i famshëm, Orlando Bloom ka nxjerrë në shitje vilën e tij në Beverly Hills për 8.9 milionë dollarë. Ai e rimodeloi shtëpinë pasi u zhvendos aty dy vite më parë.

Prona 372 metra katrorë është ndërtuar në vitet 1960 dhe ka 4 dhoma gjumi e 4 banjo. Gjithashtu një pjesë e  shtëpisë ka mure xhami që të nxjerrin në një zonë të hapur në natyrë.

Kuzhina me pajisje moderne është ngjitur me dhomën e ngrënies. Zona në natyrë ka një pishinë të madhe të rrethuar nga një kuvertë.