Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali. Ndërkohë që balotazhi do të mbahet më 9 qershor. Të vetmet krahina që bëjnë dallim janë Siçilia dhe Sardenja. Në Siçili zgjedhjet do të mbahen më 28 prill dhe balotazhi më 12 maj, ndërsa në Sardenja do të mbahen më 16 qershor dhe balotazhi është parashikuar në fund të qershorit.
Zgjedhjet do të mbahen në 3865 komuna, nga të cilat 38 janë komuna të mëdha si:Ascoli Piceno, Avellino, Bari, Bergamo, Biella, Cagliari, Caltanissetta, Campobasso, Cremona, Ferrara, Firenze, Foggia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Perugia, Pesaro, Pescara, Potenza, Prato, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Rovigo, Sassari, Urbino, Verbania, Vercelli e Vibo Valentia.
Ajo që bie në sy është se në listat e partive politike, si në veri ashtu edhe në jug të vendit janë të përfshirë edhe kandidatë shqiptarë për këshillat komunalë.
Një nga kandidatët është durrsakja Ina Dhimgjini, e cila garon për kryebashkiake në Livorno, si propozim i shoqërisë civile lokale. Me profesion avokate, ajo është diplomuar në universitetin e Pizës, dega juridik. Ina ka punuar si nënpunëse pranë komunës së Livornos nga qershori i 2015 deri në prill të 2018-ës, kur dha dorëheqjen. Më parë, Ina Dhimgjini ka qenë pjesë e lëvizjes 5 Yjet, ndërsa tani garon si kandidate e një grupi intelektualësh dhe anëtarësh të shoqërisë civile “Livorno a Misura”, raporton DurrësLajm duke iu referuar medieve lokale.
“Një udhëtim së bashku me njerëz të tjerë, të gatshëm të ndryshojnë qytetin e tyre. Një udhëtim plot ide dhe projekte për Livornon. Nuk duhen premtime, por punë, të gjithë së bashku”,– shkruhet në faqen e Facebook-ut të “Livorno a Misura”.
Më poshtë është lista e plotë me emrat e kandidatëve shqiptarë, subjektin politik për të cilin garojnë, si dhe fotot e pjesës më të madhe të tyre.
Kandidatët shqiptarë:
- Sonila Alushi (Lista Gori, Bergamo)
- Borana Tartari (PD, Bergamo)
- Uljana Gazidede (Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari)
- Eva Meksi (Bari Bene Comune, Bari)
- Dashamir Kruja (Lista Civica Biella è Gentile, Biella)
- Ina Dhimgjini nga Durrësi (Candidato sindaco lista Livorno a Misura, Livorno)
- Ilda Beqo (lista “Sinistra per Modena”, Modena)
- Admir Toto (Settimo Futura, Settimo Torinese)
- Arli Dervishi (lista “Almese Bene Comune”, Almese, Torino)
- Valbona Kalaj nga Mamurrasi (Uniti per Unire – Lista Civica per Canonica d’Adda, Bergamo)
- Gentjan Rizo (PD, Biella)
- Petrit Malaj nga Vlora (Lista Nardella Sindaco, Firenze)
- Agim Lorenzo Danaj (Kandidat për kryebashkiak 5 Yjet, Spinea)
- Dejnada Kasa (Forza Pavia, Pavia, Udine)
- Denis Bendo, di Tirana (Coltiviamo il futuro, Castions di strada)
- Blerina Halili, di Burrel (Fagagna Voliamo insieme, Fagagna)
- Xhoana Bushi, di Kucove (Il Bene in Comune, Paluzza)
- Adel Ibraimi, di Gostivar (Lega Salvini, Osoppo)
- Leonora Bytyqi, di Monfalcone (Turriaco Democratica, Turriaco)
- Roland Ndoci, (Lista Civica “Progetto Basiliano” , Basiliano)
- Mirela Gega (Lista Civica “Verzuolo per tutti”, Verzuolo)
M.B.





