Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, festoi 21-vjetorin e tij të lindjes e sigurisht që nuk mungonin urimet e shumta nga miqtë e kolegët.

Por vëmendjen e të gjithëve e mori dhurata speciale e prindërve të aktorit, një tortë ku shkruhej "Krenaria jonë edhe 100", si edhe një bluzë me fotot e Olsit me të dy prindërit, mbishkrimi i së cilës ishte "Gëzofsh 100 vite biri jonë."

"Familje të mrekullueshme, dashuri të vërtetë dhe publik që të do! Përulës përpara jush, O Zot faleminderit për gjithçka!"– shkruan Olsi krahas fotos së publikuar në Instagram.