Moderatorja e njohur e emisionit investigativ "Boom", Fiori Dardha duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në "Instastory" ka zbuluar shumë të pathëna për jetën private.
Fiori ka treguar përherë të parë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë njohur në Akademinë e Arteve kur kjo ka qenë thjesht një studente, ndërsa ai pedagog.
"Jemi njohur në Universitetin e Arteve, unë isha studente, ai pedagog. Nuk më ka dhënë mësim.", ka thënë Fiori duke sqaruar fansat.





