Aktorja e njohur e "Portokallisë" Albana Ferhati, e cila njihet ndryshe dhe me ermin e rolit të saj të famshëm "Bukra", feston sot ditëlindjen.

Përmes një postimi në "Instagram", Albana ka ndarë me ndjekësit e saj momente emocionuese nga surpriza që miqtë e saj në "Portokalli" i kishin përgatitur.

"Faleminderit familja ime madhe. Nuk do ti harroj kurre keto emocione. U rrita bashke me ju gjithe keto vite. Jeni jeta ime. Ju falenderoj pa fund per cdo moment emocioni, dashurie, mesimi dhe terheqje, vemendje qe me keni dhuruar", shkruan aktorja në videon e postuar në "Instastorie".