Kur vjen puna te shëndeti mendor dhe traumat e marra pas sulmit në një koncert në Mançester, Ariana Grande nuk ka frikë të flasë hapur. Duke marrë një pushim të shkurtër nga turnetë muzikore, bukuroshja zbulon problemet mendore përmes llogarisë personale në Instagram.
“Nuk është shaka”, ajo e përshkruan një fotografi të tre skanimeve të trurit të saj.
Në foto janë dy skanime të trurit krah për krah që tregojnë se si duket një “tru i shëndetshëm” dhe “truri PTSD”. Nga dy imazhet, “truri i PTSD-së” ka disa fusha të theksuara, ku pamja e tjetrit vështirë se tregon ndonjë skicë.
Pavaresisht ketyre problemeve, Ariana është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.





