Moderatorja e njohur amerikane, Wendy Williams ka paraqitur kërkesën për divorc për bashkëshortin Kevin Hunter, i cili u bë baba i një vajze nga një histori jashtëmartesore.
Avokati i 54-vjeçares, pasuria e së cilës arrin në 60 milionë dollarë, konfirmoi të enjten se ajo po ndahet nga bashkëshorti 47-vjeçar pas 22 vitesh martesë.
Dyshohet se ai kishte një histori me terapisten Sharina Hudson, 33 vjeçe, e cila solli në jetë një fëmijë në fund të marsit. Në episodet e reja të shfaqjes, moderatorja ka dalë pa unazën e martesës, por nuk e ka përmendur në asnjë moment divorcin.





