Jennifer Lopez ka zbuluar se ish-i dashuri Sean Diddy Combs i ka kërkuar kërkoi falje të fejuarit të saj, Alex Rodriguez pas komentit në një foto të këngëtares në Instagram.

"Ai i shkroi Alex pas komentit. Diddy u shpreh se nuk nënkuptonte asgjë të keqe me mesazhin dhe se kishte vetëm respekt e ishte shumë i lumtur për ne", rrëfeu JLo.

Në një foto të publikuar nga Jennifer në Instagram, ku ajo tregoi trupin e saj të tonifikuar, pas një sfide 10 ditore ku nuk duhet të konsumonte sheqer dhe karbohidrate, Diddy shkroi: "O Zot i madh."

Por Alex ia bëri të ditur se e ka humbur tani dhe diva është në krahët e tij. "Sa me fat që jam,"-shkroi ai.