Presidenti amerikan, Donald Trump do bëhet gjysh për herë të 11-të pasi djali i tij, Eric dhe gruaja Lara janë në pritje të fëmijës së dytë.

36-vjeçarja njoftoi në Twitter se është pesë mujashe shtatzënë. Lajmin e bukur e shoqëroi me një fotografi familjare ku duket çifti duke qeshur me djalin e tyre Luke dhe dy qentë e shtëpisë.

"Fëmija i dytë do vijë këtë gusht. Të gjithë djemtë janë të emocionuar për t'u bërë vëllezër të mëdhenj", shkruajti Lara.

Ende nuk është konfirmuar nëse në familjen e Trump do shtohet një vajzë apo fjalë, por të gjithë janë të lumtur.