Janë që të dyja deputete të cilat kanë hyrë rishtaz në Parlament, duke pranuar mandatet e lëna nga deputetët e forcës së tyre politike.
Tashmë, Enada Kociraj dhe Elda Hoti janë pjesë e Parlamentit, por për rastësi që të dyja janë shtatzënë dhe mbase në muajt e fundit, sepse në dy javë që janë parë të vijnë në Parlament, barku iu është rritur ndjeshëm.
Mbase, kjo mund të ishte një kohë fantastike për to për të qenë më të relaksuara, por në fakt, u duhet të përballen me tensionet që po prodhon politika aktuale, raporton "Panorama Plus".





