Vëmendja mbi trupin e Bebe Rexhës po rritet çdo ditë e më shumë. Në fillim të këtij vitit, këngëtarja zbuloi se disa stilistë refuzuan ta vishnin për shkak të masës së madhe të saj.
Dhe këtë javë një fans ngriti dyshimet se ylli i muzikës është shtatzënë. Por Bebe ka hedhur poshtë çdo thashethem duke u thënë se është thjesht topolake.
Nuk dihet ende nëse është dikush në jetën e këngëtares pasi Bebe Rexha ka preferuar ta mbajë shumë private jetën e saj sentimentale.





