Këngëtari Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid, padyshim mbeten një ndër çiftet më të pëlqyer mes të famshmëve por që fatkeqësisht historia e tyre e dashurisë përfundoi pavarësisht tentativave të të rinjve për të qenë bashkë.

Por edhe pse ata janë ndarë, Zayn e mbron ish të dashurën e tij nga komentet "mizore" në internet. Në një postim në Twitter, këngëtari sulmoi të gjithë njerëzit që folën keq për supermodelen duke spekuluar për arsyen e ndarjes.

"Çdo budallai që kërkon të krijojë historinë e vet. Lëreni Gigi Hadid rehat. Ajo është gruaja më mahnitëse që kam njohur ndonjëherë. Gigi s'ka bërë gjë tjetër veçse më ka mbështetur dhe dashur kur unë nuk e meritoja. Pra nëse keni gjë për të thënë mu drejtoni mua. Nëse nuk dini gjë, mbylleni gojën", shkruan ai dhe fansa të shumtë nuk ngurruan të tregonin mbështetjen për këngëtarin.

Zayn dhe Gigi kanë qenë në një lidhje nga viti 2015, por u ndanë disa herë derisa i dhanë fund përfundimisht këtë vit.