Reperi Ghetto Geasy feston sot 20-vjetorin e karrierës së tij. Gjatë këtyre viteve, ai ka sjellë hite të shumta në tregun muzikor shqiptar, për të cilat falënderon ndjekësit.

Me anë të një postimi në "Instagram", ai tregoi se kujt ia dedikon këtë arritje të madhe.

"Gjithmone koke ulur prane jush qe me doni dhe qe keni qene vazhdimisht me mua ne kete rrugetim te perbashket tash e 20 vjet", shkruajti ai.

Para disa ditësh, Ghetto solli projektin muzikor të titulluar "Amante", i cili rezultoi suksesi i radhës për artistin.