Reperi amerikan Nipsey Hussle është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles, ku mbetën të plagosur edhe dy të tjerë, raporton CNN.
Albumi i tij i parë, "Victory Lap" u nominuar për "Grammy Awards" muajin e kaluar së bashku me Travis Scott, Pusha T dhe Mac Miller.
Në 2010 muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, kishte themeluar shtëpinë diskografike "All Money In" dhe vitin e kaluar kishte hapur dyqanin e tij të veshjeve në Los Angeles me markën Marathon Clothing.
Hussle do të takonte sot shefin e policisë së Los Angeles, Michael Moore, për të diskutuar se si të ndalonin dhunën mes bandave ne metropolin amerikan. Mesazhi i tij i fundit në twitter shkruante: "Të kesh armiq të fortë është një bekim".





