Nexhmia, gruaja e diktatorit Enver Hoxha feston 98-vjetorin e lindjes. Ka qenë këngëtarja nga Durrësi, Rezarta Shkurta e cila ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet e e bija, Hera me stërgjyshen ndërsa shkruan:

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”.

Në video gjithashtu shfaqet Rezarta dhe bashkëshorti Ermali, teksa përqafojnë 98-vjeçaren. Ndërsa në një moment kamera ka fiksuar edhe portretin e diktatorit të vendosur në murin e shtëpisë.

Postimit të saj Rezarta i ka hequr mundësinë e komenteve duke mos i lejuar ndjekësit e saj t'i "vërsulen" ashtu siç kanë bërë edhe në postimet e mëparshme të këngëtares dedikuar Nexhmies.