Këngltari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu ka konfirmuar se do bëhet baba për herë të katërt në emisionin kosovar “1 Kafe prej Shpisë”.

"Po, është e vërtetë. Dashtë zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë ajo ka rëndësi,"-tha Ermali i cili ka treguar se ende nuk e dinë gjininë e foshnjës që do vijë në jetë së shpejti.

I pyetur sesi u prit lajmi nga fëmijët e tjerë, këngëtari shtoi se vajza e vogël Era është xheloze për beben. "Janë shumë të kënaqur. Vajza e vogël Era është pak xheloze sepse është vetëm 5 vjeç,"-tha këngëtari.

Kujtojmë që pak kohë më parë, në median online qarkullonte lajmi për shtatzaninë e katërt të Arianës, bashkëshortes së Ermalit, lajmi ky i hedhur poshtë nga çifti, të cilët janë prindër të tre fëmijëve Arti, Buna dhe Era.