Kylie Jenner ka folur për herë të parë për skandalin e tradhtisë që përfshiu familjen e saj.

Shoqja e ngushtë e Jenner, Jordyn Woods kreu marrëdhënie seksuale me të dashurin e motrës së miliarderes, Khloe Kardashian.

Gjatë një interviste për "The New York Times", mongolja e "Kylie Cosmetics" u pyet nëse e hoqi nga marka e kozmetikës shoqen e saj, dikur edhe bashkëpunëtore, pikërisht prej tradhtisë me Tristan Thompson.

Dhe 21-vjeçarja u përgjigj: "Kjo nuk është në karakterin tim. Unë kurrë nuk do e bëja diçka të tillë dhe kur e pashë atë, mu duk si goditje mbas shpine".

Një burim tha për "PEOPLE" se Jenner ka kufizuar kontaktet me Jordyn Woods , pas skandalit të tradhtisë mes Woods dhe Thompson.